DYLON

Ismajli: Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 105

Ismajli: Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 105
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e të hënës për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

EkoHigjiena

Ai bëri të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan aktualisht është 105.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10543 mostra, 3555 kanë rezultuar pozitivë, 3340 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 105 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.