Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane-PLE dhe deputet i Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se Labinot Tahiri ka ndihmuar komunitetin egjiptian në lagjen “Ali Ibra” të komunës së Gjakovës me 5000 kg miell dhe 100 pako ushqimore higjienike.
“Pas kërkesës sime publike drejtuar ambasadave dhe organizatave vendore e ndërkombëtare për ndihmë komunitetit Egjiptian, i pari që është shprehur i gatshëm të më dal në ndihmë ishte miku im i çmuar ish-kolegu deputet, me fondacionin e tij z. Labinot Tahiri”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, Tahiri sot gjatë ditës erdhi personalisht dhe ndihmoi gjithë familjet në lagjen “Ali Ibra-Kolonia” nga komuna e Gjakovës me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike.
“Në emër timin dhe në emër të komunitetit Egjiptian e falemnderoj nga zemra Labin për këtë humanizëm të treguar ndaj nesh. Me këtë rast bëjë thirrje edhe njeherë tek të gjithë, edhe te qeveria, institucionet komunale , ambasadat edhe të gjitha organizatat dhe individ nga vendi dhe diaspora që të ndihmoj komunitetin Egjiptian për të tejkaluar më lehtë pandeminë Covid-19”, ka thënë deputeti Berisha.
Shih videon: