DYLON

KKMSH: 45 të prekur nga virusi COVID-19 në Komunën e Vitisë, tre prej tyre janë shëruar

KKMSH: 45 të prekur nga virusi COVID-19 në Komunën e Vitisë, tre prej tyre janë shëruar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë kryesimit të mbledhje së rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ( KKMSH), ka njoftuar se në këtë komunë nga virusi pandemik COVID-19 janë prekur gjithsej 45 persona, kurse 3 prej tyre tashmë janë shëruar.

Ai potencoi se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me të gjithë akterët, po bënë çmos për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Kryetari Haliti njoftoi se dje në oborrin e QKMF-së në Viti, është vendosur edhe tuneli dezinfektues, dhuratë nga kompania “Ekologjia”, kurse tha se një tunel i tillë do të vendoset edhe QMF-në e Pozheranit, por nga një donator tjetër.

EkoHigjiena

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, i cili ritheksoi se policia e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet komunale të Vitisë dhe të tjerë në luftën kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Ai potencoi se policia po bashkëpunon edhe në menaxhimin e vatrave të përhapjes së infeksionit të cilat janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Megjithatë si kryetari Haliti ashtu edhe komandanti Halili kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet dhe urdhëresat që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Gjatë këtij takimi është folur edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të KKMSH-së për sigurimin dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët me gjendje më të renduar financiare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.