Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Suedisë në një ndeshje luksi miqësore. Ky takim miqësor i dy shteteve mike do të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha me fillim nga ora 15:45 me kohën lokale ne Kosove.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka grumbulluar shumë futbollistë të rinj për këtë sfidë, ku 13 nga ta janë nga Superliga e Kosovës.
Herolind Shala, Anel Rashkaj, Elbasan Rashani, Fidan Aliti e Visar Bekaj janë grumbulluar rregullisht me Kosovën edhe më parë, ndërsa pjesa tjetër shumica janë për herë të parë.
E për këtë takim trajneri Bernard Challandes ka vendosur që mesfushori, Herolind Shala do ta bartë shiritin e kapitenit, pasi konsiderohet si lider nga trajneri zviceran.
Për Shalën kjo është hera e dytë që bartë shiritin e kapitenit, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës në Prishtinë.
27-vjeçari ka qenë njëri nga futbollistët më të preferuar nga trajneri Challandes, pasi sa herë ka qenë ai në fushë, Kosova nuk ka humbur asnjë takim.