Dy futbollistët kosovarë të Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë.
Megjithatë, mesfushori Kryeziu duket në gjendje më të mirë dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë në formacionin startues. Kosova mund te perbehet nga ky formacion: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.
Trajneri Bernard Challandes, pritet të bëj vetëm 1 ndryshim në formacion nga ndeshja e kaluar kundër Danimarkës, Besar Halimi mund të zëvendësohet nga Hekuran Kryeziu.