Kosova sot luan kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Tribunat do të jenë të stërmbushura pasi që të gjitha biletat janë shitur në kohën rekord.
Nga mysafirët, do të jenë rreth 300 tifozë, ku do të vendosen në tribunën e jugut.
Midis tyre kanë udhëtuar edhe tifozë serbë, derisa 50 kujdestarë do ta rrethojnë stadiumin për çështje sigurie.
Tifozët e Malit të Zi njihen si të pa disiplinuar, e fundit në ndeshjen me Anglinë ku u dënuan me një ndeshje pa tifozë.