UEFA ka ndarë çmimin për lojtarin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Ky çmim ka shkuar për qendërmbrotjësin e Liverpoolit, holandezin Virgil Van Dijk.
28-vjeçari ishte njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit që e fituan edhe Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë në histori të klubit.
Van Dijk e fitoi këtë çmim në garë më rivalin e tij Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Për holandezin kjo ishte hera e parë që e fiton çmimin si futbollisti i vitit në Evropë.