Klubi i Volejbollit KV Drita nga Gjilani, vazhdon kompletimi e ekipit për stinorin e ri dhe në këtë drejtim klubi është përforcuar edhe me lojtaren e Kombëtares së Kosovës, Dhuratë H. Sylejmani, njoftojnë drejtuesit e klubit përmes faqes së tyre zyrtare.
Ja njoftimi i plotë:
KV DRITA fillon kompletimi e ekipit për stinorin e ri.
Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe Lojtarja e mirënjohur e Kombëtares së Kosovës Dhuratë H. Sylejmani.
Dhurata kthehet pas dy vitesh te Kampioni dhe po aty ku u bë Kampion gjatë karrieres së saj.
Drita tani fillon kompletimin me ardhjen re që është në pozitën e lojtares anësore, e kush tjetër veq se ajo që ishte një ndër më të mirat kur u stolisëm me titullin e 5-të.
Dhurata e cila tani është 24 vjeqare vjen nga Ferizaj dhe karrierën e kishte filluar në Ferizaj pikërisht te KV Kastrioti.
Dhurata gjatë karrierës ishte dhe luajti për KV Drita në vitin 2020/2021 ku u shpall Kampion i Kosovës. Dhurata vitin sa ishte te Drita shfaqi loja shumë të mira edhe me kombëtaren e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian ku mandej mori shumë oferta nga klube të ndryshme evropiane. Pas ofertave të shumta Dhurata zgjodhi të kaloj në superligën Hungareze për ekipin “Diósgyöri VTK” ekip në t cilin ishte lojtare kryesore si dhe shkëlqej me paraqitjet e saj.
Dhurata e cila njihet si një nga lojtaret më të mira Kosovare tani në KV Drita vjen nga KV Fer Volley nga Ferizaj ku ishte vitin e fundit. Kthehet prap te Drita të cilën prap e gjen Kampion dhe këtë vit së bashku me Dritën do të kenë të përbashkët vetëm një qëllim-fitore në qdo ndeshje në Kosovë dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” dhe po ashtu të synoj paraqitje sa më të mira në ndeshjet ndërkombëtare ku Drita jonë do të merr pjesë.
Mirë se i bashkangjites Familjes Drita Dhuratë. /2LONLINE/