DYLON

Në shkollën ‘Rexhep Elmazi’ në Gjilan përurohen dollapët për nxënës

Në shkollën ‘Rexhep Elmazi’ në Gjilan përurohen dollapët për nxënës
Avatar photo Redaksia

Në shkollën fillore ‘Rexhep Elmazi’ në Gjilan, janë përuruar sot dollapët për nxënës, aktivitet ky ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se në këtë projekt, që kap vlerën afër 172 mijë euro, përfshihen 24 shkolla.

‘Jemi në shkollën ‘Rexhep Elmazi”, ku pasi kemi ndërhyrë më parë në rregullimin e ndriçimit efiçinet, izolim, dyer e dritare, çati, në sistemin e ngrohjes, sikurse edhe në nyjat sanitare dhe hapësirat e brendshme, sot po fillojmë me projektin e vendosjes së dollapëve për nxënës”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai ka nënvizuar me këtë rast se në këtë projekt përfshihen 24 shkolla të fillore të komunës së Gjilanit, nga klasat 1-5, ku do të vendosen dollapët për nxënës, që ka qenë një premtim yni.

Për më tepër, kryetari Hyseni ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve si dhe organizimin e punës në shkollat tona 

“Vendosja e dollapëve në secilën klasë dhe në të gjitha shkollat, është një investim shumë i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve, fillimisht, por edhe për organizimin më të mirë të punës në shkollat tona:, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka falënderuar me ketë rast drejtoreshën e Arsimit, sikurse dhe drejtorin e kësaj shkolle, për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë në këtë projekt si dhe investimet e përgjithshme në shkollën ‘Rexhep Elmazi’.

Projekti i lehtëson nxënësit nga çantat e rënda. /2LONLINE/