Klubi i Volejbollit KV Drita (meshkujt dhe femrat) dhe “Business Power” lidhin marrëveshje bashkëpunimi, bëjnë të ditur përfaqësuesit e këtyre klubeve gjilanase në faqen e tyre zyrtare.
“Këtë vit ekonomisti i njohur gjilanas, Gzim Kllokoqi do të përkujdeset për kontabilitetin, taksa dhe tatimet dhe do të ndihmojë me këshilla financiare klubet tona”, njoftojnë drejtuesit e këtyre klubeve gjilanasee të voljebollit, të cilët janë shprehur falënderues ndaj “Business Power” për bashkëpunimin. /2LONLINE/