Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, ekipi i femrave, do të jetë pjesë e garave evropiane, atyre ballkanike “BVA Cup Women 2024” që do të mbahen në Stamboll të Turqisë.
KV Drita do të jetë ekipi i vetëm i volejbollit për femra që do të përfaqësojë volejbollin kosovar në garat ndërkombëtare. Garat zhvillohen në metropolin turk në Stamboll dhe do të mbahen më 13-15 shtator 2024.
Organizimi ju besua ekipin me renome botërore “Galatasaray Daikin”
Njoftimi i plotë i KV Drita:
KV DRITA pjesë e garave Europiane, pikërisht atyre Ballkanike “BVA Cup Women 2024”
Ekipi jonë këtë vit do të jetë ekipi i vetëm në volejbollin Kosovar për femra që do të përfaqësoj volejbollin Kosovar në garat ndërkombëtare.
Garat zhvillohen në metropolin turk në Istanbul dhe do të mbahen më 13-15 shtator 2024.
Organizimi ju besua ekipin me renome botërore nga Istanbulli i Turqisë “Galatasaray Daikin”
Në garë përveq KV Drita e cila merr pjesë si Kampion i Kosovës do të jenë pjesëmarrës edhe 4 ekipe tjera nga shtete të ndryshme të Ballkanit.
Në luftë për Kupën Ballkanike “BVA Cup Women” do të jenë edhe:
Organizatori
“Galatasaray Daikin” nga Istanbulli i Turqisë
Ekipi nga Sulltan liga Turke i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në tabelën përfundimtare të Sultan Ligës Turke dhe fitoj te drejt të garoj ne BVA Cup
“AC PAOK” nga Athina e Greqisë
Ekipi nga Superliga Greke i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në tabelën përfundimtare të Ligës më të lartë Greke.
“ZOK Igman ” nga Ilidzha qyteti nga kantoni i Sarajevës të Bosnje dhe Hercegovinës
Ekipi nga liga më e lartë e Bosnje dhe Hercegovinës i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës në Bosnje dhe Hercegovinë.
“OK Zaleleznicar” nga Lajkovac i Sërbisë
Ekipi i Superligës Sërbe i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës më të lartë Sërbe.
Garat Ballkanike “BVA Cup Women” do të luhen me rregullat e Asociacionit Ballkanik dhe fituesi i Kupës Balkanike do të vazhdojë garimin në “CEV Challenge Cup” /2LONLINE/