Kuvendi i Kosovës duhet të jetë arenë e mendjes së ndritur kombëtare
Qytetarët e Gjilanit, të Anamoravës e përtej, me votën e tyre për Gani Nezirin, e kanë rastin ideal të përzgjedhjes së një përfaqësimi dinjitoz në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nuk ka procese të rënda nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe shqiptarët, e që Gani Neziri (në kohën e tij) të mos jetë barrikaduar kundër pushtuesit serb.
Historia e tij atdhetare, politike, e mundimshme por krenare gjithsesi, që nga mosha rinore: persekutimet, burgosjet e deri te lufta e tij e armatosur në UÇK (bashkë me vëllezërit e tij), e edhe pas saj në liri, është histori e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e shtetndërtim.
Pavarësisht rrethanave të pasluftës në të cilat ai u gjend dhe veproi për qytetarët, për komunën dhe Kosovën në përgjithësi, për mua si bashkëveprimtar dhe për shoqërinë gjilanase në përgjithësi, Ganiu është shembulli më i mirë i një personaliteti publik me kredibilitet e integritet të lart moral, politik e kombëtar!
Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka nevojë për një profil të tillë politik, për një mendje të ndritur të kombit si Gani Neziri.
Në anën tjetër ndërkaq, PDK-së dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit, të Anamoravës e më gjërë, i bënë nder ta ketë një përfaqësues të denjë si Gani Neziri, në institucionin më të lart ligjvënës të shtetit.
Me konsideratë,
Shefik Surdulli