DYLON

Ministri Mustafa priti në takim u.d. Shefin e Misionit të EULEX-it

Ministri Mustafa priti në takim u.d. Shefin e Misionit të EULEX-it
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka pritur në takim të u.d. Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Bernd Thran.

Në këtë takim u bisedua në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm në mes MPB-së dhe EULEX-it si dhe vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të të dy institucioneve.

Gjithashtu, u bisedua për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës ku u kërkua të intensifikohet edhe më tej puna e organeve të sigurisë në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

EkoHigjiena

Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit folën lidhur me projektet e përbashkëta, më ç’rast z. Thran shprehi gatishmërinë e EULEX për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e avancimit të pajisjeve që shfrytëzohen nga MPB dhe agjencitë e saj, në ditët në vazhdim pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të pranojë një donacion nga EULEX-i.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.