Për nder të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, Kuvendi Komunal i kësaj komune do të mbaj seancë solemne.
Seanca solemne do të mbahet të shtunën në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, duke filluar nga ora 11:00.
Për këtë seancë kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira ka propozuar këtë:
R e n d d i t e
1. Hapja e seancës nga Kryesuesi i Kuvendit
2. Fjala e rastit e kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti
3. Fjala e rastit e përfaqësuesve nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së
4. Akademi përkujtimore.