DYLON

U.D. Drejtori i përgjithshëm i Policisë pret në takim një delegacion nga UNDP-ja

U.D. Drejtori i përgjithshëm i Policisë pret në takim një delegacion nga UNDP-ja
Avatar photo Redaksia

U.D. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së)  Naim Rexha, sot ka pritur në takim zyrtar një delegacion nga UNDP-ja, të prirë nga znj. Alessandra Roccasalvo Zëvendëse Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, z. Naim Rexha fillimisht falënderoi znj. Alessandra Roccasalvo për vizitën e saj, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

U.D. Drejtori Rexha njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Njëkohësisht z.Rexha çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së në përgjithësi, e me theks të veçantë për ofrimin e ndihmës rreth projektit të shkatërrimit të armëve të vogla.

Po ashtu ne takim u diskutua edhe rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me ç’rast znj. Alessandra Roccasalvo e ritheksoj se UNDP-ja do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.