Seanca e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 27.07.2017. (e Enjte), duke filluar në ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Grusel e Bajram Sylejmani” në Viti .
Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë seancë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Naim Pira propozon këtë:
R e n d d i t e
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e KK-së të Vitisë.
2. Raport (informatë) i punës së Kryetarit të Komunës dhe Organeve Komunale për muajin Janar-Qershor 2017.
3. Pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën Janar-Qershor 2017.
4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen qytetarë nderi e Komunës së Vitisë ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës Michelin Calmy-Rey.
5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimi e lokacionit për emërimin e sheshit Michelin Calmy-Rey
6. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e rregullore për tatimin mbi pronën e paluajtshme
7. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelës Kadastrale me nr. 1473-10 në zonën kadastrale në Sllatinë.
8. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera të Klubeve Futbollistike që garojnë në super ligë dhe ligën e parë.
9. Raport i Prokurorimit dhe kontratave të nënshkruara për gjashtë mujorin 2017.
10. Informatë lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2016.
11. Informatë për përfundimin e vitit shkollore 2016/17.