Me 15 vota pro dhe 8 kundër, Kuvendi Komunal në Kamenicë sot ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2020 në vlerë prej 9 milion e 401 mijë e 944 euro.
Propozim buxheti për 2020, është paraqitur në Kuvend nga Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani.
Në vazhdimin e senacës së VII-të me radhë, është miratuar edhe propozimi i Panelit Përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.
Ky propozim është miratuar me 19 vota pro, dy kundër dhe një abstenim.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka falënderuar këshilltarët e kuvendit për konstruktivitet.