Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.36820/17.11.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Propozim-Vendim Sh.5 Nr.36511, për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2022 në shumën prej 270,000.00 Euro,
4. Rregullore Sh.01 Nr.36198, për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta,
5.Propozim-Plani Sh.02 Nr.36470 për Integritet 2022-2026 në Komunën e Kamenicës,
6. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës për plotësim ndryshim, ku në rend ditë hynë këto pika:
1. Propozim-Rishqyrtimi i vendimit për PZHK-në,
2. Propozim-Vendim për krijimin e kodit për projektet me participim,
3. Propozim-vendim për qëndrueshmërinë funksionale të Qendrës për karrierë,
4. Informatë për aktivitetet e KKSB-së,
5. Propozim-vendim mbi formimin e komisionit për hartimin e Draft-Statutit të Komunës së Kamenicës,
6. Dy propozime për mbështetje financiare.
Pas debatit nga asambleistët përveç pikës së 4.Rregullore Sh.01 Nr.36198, për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, e cila u shtye për seancën e ardhëshme, të gjitha pikat e tjera u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/