DYLON

Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 28 Nëntorin datën e krenarisë kombëtare

Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 28 Nëntorin datën e krenarisë kombëtare
Avatar photo Redaksia

Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 28 Nëntorin ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fillimisht nga kori i Universitetit është intonuar Himni Kombëtar dhe Himni i Kosovës.

EkoHigjiena

Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi në fjalën e tij ka uruar të gjithë për festën e Nëntorit të madh, Nëntorin e lavdisë, Nëntorin e përpjekjeve dhe arritjeve të popullit tonë shqiptar, të ngjarjeve të rëndësishme, të cilat i përkujtojmë me mburrje dhe krenari të madhe.

Rektori Kosumi ka thënë se 28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë emblematike në memorien e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri.

Sot shqiptarët ka thënë Rektori janë bërë faktorë i rëndësishëm i paqes, stabilitetit dhe  prosperitetit në rajon dhe më gjerë. Prandaj, kjo ditë duhet të jetë dita e kremtimit të vlerave evropiane, të vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

Më pas fatosat e lirisë, fëmijët e Institucionit Parashkollor Dardania, kanë  recituar vjershën “28 Nëntori”.

Koha e trazirave, e plagëve të atdheut, është kohë kur edhe poetët duhet t`i armatosnin vargjet… Me poezinë “HYMNI I FLAMURIT”,  të krijuesit të letrave shqipe Fan. S. Noli, është paraqitur studentja Atika Salihu.

Gjatë organizimit në Nëntorin e lirisë, fëmijët e Jasharajve janë jetësuar në skenë me minidramën “GJUMI I VDEKJES- ZGJIMI I GJAKUT”, e autorit Begzat Baliu, luajtur nga studentet e Fakultetit të Edukimit: Antigona Veseli, Erona Morina, Eriola Maliqi, Rinesa Avdyli, Nevrie Halimi dhe Gentijana Emini.

Kori i UKZ-së nën drejtimin e profesoreshës Dritë Kryeziu kanë interpretuar këngën “PËR MËMËDHENË”.

Më pas Poezinë “ATDHEU” të autorit Bajram Kosumi e ka interpretuar studentja Arlinda Basha, kurse poezinë “SHQIPËRIA” të autorit Merxhan Avdyli e ka interpretuar studentja Arbisa Krasniqi.

Kurse disa studentë të Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me profesorin e artit figurativ, Ahmet Ibrahimi, kanë organizuar ekspozitë me punime të artit pamor kryesisht me motive kombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.