Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e VIII -të të rregullt
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët,drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal për vitin 2024,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit Nr.21033,
4. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit Nr.21061,
5. Propozim-Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit bazë Nr.21059,
6. Të ndryshme,
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës dhe pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/