Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e tetë (VIII) të rregullt për vitin 2022
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.26694/19.08.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Propozim-Vendim për emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete
4. Propozim-Vendim për emërimin e Koordinatorit të Këshillave Lokale,
5. Propozim-Vendim për lirim nga ngarkesat për shftyrëzuesit e hapësirave publike para lokaleve nga bizneset e gastronomisë për vitin 2023,
6. Propozim-Vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e një guri me mbishkrim në kujtim të tre ushtarëve Kamenicas,
7. Informatë për përfundimin e procesit të Korrje-Shirjeve,
8. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit për përfundimin dhe fillimin e vitit akademik 2022/2023,
9. Të ndryshme
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës ku u kërkua plotësim ndryshimi i tij.
Në rend ditë u futën edhe dy propozime të reja si:
1.Propozim-Vendim për krijimin e kodit për projekte me participim.
2.Kërkesë për transfer të shumave të ndara
Pas debatit të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/