Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, njoftoi se zgjedhjet lokale në Preshevë, Zajeçar dhe Kosjeriq do të mbahen më 28 Mars.
Daçiq tha se zgjedhjet e rregullta lokale po mbahen në Zajeçar dhe Kosjeric, ndërsa në Preshevë, qytetarët do të zgjedhin këshilltarët pasi aty ka një organ të përkohshëm.
Ai u uroi pjesëmarrësve në zgjedhje që procesi zgjedhor të zhvillohej në një atmosferë demokratike dhe të drejtë, dhe që rezultatet e zgjedhjeve të konfirmonin mendimin e qytetarëve për përfaqësuesit politikë.
Ai shtoi se aktivitetet zgjedhore në ato vetëqeverisje lokale fillojnë në ditën kur vendimi për shpalljen e zgjedhjeve publikohet në Gazetën Zyrtare.
BURIMI: Titulli.com