DYLON

Policia: Brenda 24 orëve, 79 aksidente dhe 1 mijë e 221 gjoba trafiku

Policia: Brenda 24 orëve, 79 aksidente dhe 1 mijë e 221 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 41 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 38 të tjera me dëme materiale por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 221  tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/