Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban të enjten (25 prill 2024) seancën e radhës.
REND PUNE
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
- Pyetje dhe pergjigje
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
3.1 Raporti financiar per periudhen Janar-Mars 2024
3.2 Rishqyrtimi i Vendimit për ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.nr.016-35193 të datës 31.03.2022 për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (këkesë e MAPL)
3.3 Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit
3.4 Emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve
3.5 Emërimi i Komisionit për përcaktimin e Listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, brenda territorit të Komunës së Gjilanit
3.6 Emërimi i Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë
3.7 Informatë rreth Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024
3.8 Informatë rreth mbjelljeve pranverore
3.9 Diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e Margjinalizuara
3.10 Diskutim rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit
3.11 Raporti i punës i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale
3.12 Informat rreth projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi
- Të ndryshme
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, më 25.04.2024në ora 10:00. /2LONLINE/