Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2024
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e -III- të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e II-të e Kuvendit Komunal.
2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Statutit të QKMF-së.
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për vitin 2023.
5. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, u propozua që në rend ditë të hyjnë edhe këto pika:
1. Propozim-Vendim për emërimin e anëtarëve të komisionit komunal të aksionarëvrëve në PPP “Ecohigjiena” (Për pjesën publike të KRM “Ecohigjiena”) në Gjilan.
2. Propozim-Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm.
Të gjitha pikat u miratuan nga asambleistët me shumicë votash. /2LONLINE/