Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike të Gjilanit, ku kemi pas prishje të koalicionit Vetëvendosje – PDK, Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vatra thotë për Portalin 2LONLINE.con, se tani në Kuvend do të duhej të ketë ndryshime në aspekt pozitiv duke krijuar një udhëheqje të re në Kuvend, që nënkupton ndërrim të kryesuesit, por edhe të përbërjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, pasi që shumica e deritanishme tani është pakicë.
“Ku ndryshim për mua nuk nënkupton pazare politike me PDK-në, parti e cila për dy vite e gjysmë u bë avokate dhe zëdhënëse më e fortë e Vetëvendosjes, ishin më Vetëvendosje se Vetëvendosja. Opozita nuk duhet të ofrojë alternativë të dëshmuar si jo produktive nga partitë e pazareve politike”, ka thënë Kadriu për 2LONLINE.com.
Por alternativa më e mirë, thotë Kadriu, do të vije nga anëtarët e dëshmuar të opozitës, në mbrojtje të interesave të qytetarëve ku mendojë se duhet përjashtuar individët me konflikt interesi në temat që kanë me u trajtua në ditët në vijim.
Përndryshe, Kadriu, duke ritheksuar se ndryshimet e apostrofuara do të duhej ta preknin edhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit, nuk e fsheh interesimin që pikërisht ai ta merr besimin për ta drejtuar Kuvendin deri në fund të mandatit, në të kundërtën, thotë ai, nëse nuk ofrohet zgjidhje e mirë, alternativë nga partitë e pushtetit të deridjeshme, nuk mendojë se do të duhej të ndodh ndryshimi”, ka thënë Kushtrim Kadriu i Vatrës. /2LONLINE/