Kapiteni, Besar Musolli është kthyer në një legjendë te KF Kukësi, pasi luan me këto ngjyra që prej ditës që ekipi u ngjit në Kategorinë Superiore.
Kjo ka bërë që klubet kosovare ta hedhin vështrimin te Besar Musolli. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Gjilani dhe Prishtina janë vënë në gjurmët e tij.
Dhe nuk është hera e parë që e tentojnë, pasi kujtojmë se gjatë verës gjilanasit, të cilët drejtohen prej Gentjan Mezanit, i bënë një ofertë “faranoike” kapitenit.
Asokohe ai e refuzonte, e megjithatë vazhdon të jetë e vlefshme edhe tani. Kapitenit i kanë hyrë miq për ta bindur, por nuk ka pranuar.
Të paktën deri tani, pasi situata edhe mund të ndryshojë. Kalimi i tij në Kosovë për pak sa nuk u konkretizua vitin e shkuar, kur verioret e larguan 30-vjeçarin sepse ishte i dëmtuar (më 30 nëntor 2018).
Kontrata dhe lidhja shpirtërore që kapiteni ka me Kukësin nuk u heq të drejtën kosovarëve që ta tentojnë.
Ata po mundohen që ta joshin me financa.
Gjilani ka si “bonus” faktin që garon për titull, ndërsa Prishtina po shfrytëzon pjesën që familja e lojtarit jeton në kryeqytet dhe kështu do të ketë mundësinë që të jetë pranë me ta.