Se kush do të zëvendësojë tani të ndjerin Jonuz Musliun me postin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Kryetarin e subjektit politik që e themeloi dhe në postin Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë mbetët të shihet.
Në këtë krahinë vazhdon diskriminimi kurse sfidat e subjekteve politike dhe liderëve politik e institucional do të duhej marr vendime se kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun në pozita që mbante.
Shkruan:Refik HASANI
Jonuz Musliu i cili ndërroi jetë më 18 janar të këtij muaji, ishte një person që ishte bartës i shumë proceseve që nga fillimi i viteve 90-ta, mbajtja dhe organizimi i referendumit të 1 e 2 marsit 1992 e këndej. Pas fillimit të luftës së UÇK-ës në Kosovë, pas marrëveshjes së Rambujes dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë,Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, të pushtuara ashtu nga forca të shumta serbe, më datën 26 janar 2000 u paraqit publikisht UÇPMB-ja.
Organizmi dhe kryengritja e armatosur e një lufte kundër forcave vrastare të Serbisë të kësaj Krahine shqiptare është diçka shumë domethënëse në shumë aspekte dhe vlerë gjithëkombëtare. Lufta e bërë tregoj që edhe kjo popullatë shqiptare e tri komunave nuk durojnë të jenë të pushtuara. Drejtori politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu me shumë shokë e veprimtarë të devotshëm arrijnë që luftën ta bëjnë që të arrihet të tërhiqet vëmendja se çështja e kësaj krahine e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë nuk është zgjidhur dhe do liri e bashkim kombëtar. U arrit në atë nivel që të ndërkombëtarizohet në mekanizma e instanca më të lartë të BE-së, NATO-s dhe deri në OKB. U arrit edhe marrëveshja e Konçulit nënë monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Ajo çka ishte me rëndësi ishte se frytet e luftës të mbrohen dhe të vazhdohet lufta më e vështirë me mjete politike e që Jonuz Musliu mundua të kontribuoj në skenën politik të kësaj krahine përmes subjektit politik të LPD-ës që e themeloi. Përveç subjektit politik ishte po aq vështirë që në zgjedhjet e para lokale pas shpërbërjes së UÇPMB-së të mbrohet fryma e funksionimit të Kuvendit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kryetarët dhe Kryesuesit e këtyre Kuvendeve. Duke ditur faktin që i vetmi ndër themeluesit dhe prijësit e UÇPMB-ës vazhdoi të jetë aktiv njëkohësisht edhe Kryetar i LPD-së, por edhe duke kryer funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit për disa mandate rresht, qasja ndaj Beogradit ishte gati po i njëjti, i pandryshuar.
Në ditët në vijim sigurisht do të dihet kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun, por po e ritheksoj do t’i mungon skenës politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.