Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari Albin Kurti ku ka kritikuar qeverinë aktuale për një sërë veprimesh e mosveprimesh.
Sipas tij, po përton të merret me problemet e qytetarëve, siç janë bora, i ftohti e ndërprerjet e rrymës.
Ndërsa, ka shtuar se si pasojë e privatizimit, po bën që pjesa më e madhe e territorit të mbetet ma rrymë.
E problemet me rrymë, Kurti ka thënë se po vinë si pasojë e privatizimit të kompanive.
“Ka qenë pikërisht mendësia dhe ideologjia e privatizimit që i solli këto probleme kur pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë mbetën pa rrymë sepse kompania private që duhet të investojë në rrjetin e shpërndarjes nuk e bën këtë, por vetëm vjel të ardhura e fitime që i dërgon jashtë vendit”, ka thënë Kurti.
I pari i VV-së po ashtu ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi 85 milionë euro vitin e kaluar për shkak të keq-qeverisjes.