Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. /2LONLINE/