Sot janë bërë 35 vjet nga rënia e dy heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Me kete rast, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me një delegacion nga LVV kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, me rastin e përvjetorit të dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Po ashtu, ata bën vizitën në familjet Mala e Berisha.
Në mesnatën e 11 e 12 janarit, të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.