Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka vazhduar ecjen sot në lagjen “Dardania”. “I mirëpritur nga banorë të lagjes, të cilët nuk hezitonin ti kërkonin pak minuta kohë për të ndarë hallet dhe nevojat që kjo lagje ka, si dhe për të shprehur besimin që e kanë në Lëvizjen Vetëvendosje, mori përkrahje të madhe nga ata”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.
Kurteshi, pos takimeve që pati me banorë, vizitoi edhe bizneset e vogla, për të cilat shprehi përkrahje, duke thënë se Komuna do të punojë në ofrimin e lehtësirave dhe përkrahjes për këto biznese dhe jo të punojë në dëmtimin e tyre. Gjithashtu, Kurteshi vizitoi edhe kafiteritë e kësaj lagje, të cilat shprehën kënaqësinë të mirëprisnin në ambientet e tyre, kryetarin e vetëm që do të punojë për interesat e përgjithshme, thuhet tutje në komunikatë.
Pjesë e vizitës, ishte edhe ndalesa tek kompanitë e taksive, pranë së cilëve kryetari Sami Kurteshi, ofroi alternativat e Lëvizjes Vetëvendosje!,që kanë të bëjnë pikërisht me biznesin e tyre.