DYLON

Ministri Berisha takon gjeneralin Thimoty Orr

Ministri Berisha takon gjeneralin Thimoty Orr
Avatar photo Redaksia

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr. Në takim ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri Berisha e falënderoi gjeneralin Orr për vizitën si dhe për bashkëpunimin dhe ndihmat e vazhdueshme që SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Ajovës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen rreth transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ministri Berisha gjatë takimit bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, gjenerali Thimoty Orr shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.