• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

E vërteta e përmendores “Luftëtari i plagosur”, e ngritur më 16 nëntor 1963 në Gjilan

Redaksia 2LONLINE 7 Nëntor, 2017 4 min
 E vërteta e përmendores “Luftëtari i plagosur”, e ngritur më 16 nëntor 1963 në Gjilan

“Luftëtari i plagosur mbanë në dorë një fëmijë”, është simbolika e përmendores në qendër të qytetit të Gjilanit, e ngritur më 16 nëntor 1963 me rastin e 19 vjetorit të “çlirimit” të Gjilanit dhe 20 vjetorit të formimit të Batalioneve të Kosovës në “Serbinë Jugore”, thuhet në një komunikatë të bërë nga Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan.

Më tej thuhet;

“Pra, kjo përmendore përfaqëson “dëshmorët” e rënë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe është ngritur me motive të një politike të re të forcimit të vëllazërimit e bashkimit të të gjithë popujve të Jugosllavisë dhe atyre të Gjilanit e rrethinës në veçanti.

Të shtunën e 16 nëntorit të vitit 1963 në qytetin e Gjilanit, nën kujdesin e organeve të atëhershme qeverisëse dhe drejtuesve politikë të Kosovës, në një miting të madh dhe nën shoqërimin e flamujve jugosllavë, në sheshin “Marshali Tito” në Gjilan, kishin marrë pjesë: Raja Nedelkoviq, kryetar i shoqatave të Lidhjes së Luftëtarëve të Serbisë, Dushan Mugosha, sekretar i Komitetit Krahinor të LKS, Stanoje Aksiqi, kryetar i Kuvendit të “Krahinës së Kosovës e Metohisë”, Xhavit Nimani, kryetar i Lidhjes Socialiste, Ali Shukrija, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të “Krahinës”, Iliaz Kurteshi, sekretar organizativ i Komitetit Krahinor të LKS, Xhevdet Hamza, kryetar i shoqatave të Lidhjes së Luftëtarëve të “Krahinës” etj.

Në këtë miting kishin marrë fjalën Stanoje Aksiqi, Bajram Selimi, sekretar i Komitetit Komunal të LK, ndërsa Kërsto Filipoviqi-Grofi e kishte bërë inaugurimin e përmendores. Në këtë “eveniment” kishte folur edhe Halil Fejzullahu, luftëtar i kësaj treve. Pjesëmarrës ishin masa të gjera popullore, luftëtarë e punëtorë. Në mesin e 65 luftëtarëve ishin edhe Milloje Stojilkoviqi, Gligorije Llaziqi, Milivoje Markoviqi, Senta Iliqi, Hilmi Haziri, Rezak Shala etj.

Me këtë rast u veçua rëndësia e 650 “luftëtarëve e dëshmorëve” të rënë për “çlirimin” e Gjilanit e rrethinës, Bujanocit, Preshevës, “Serbisë së Jugut”, Kosovës e Podujevës. “Të gjithë dëshmorët e kësaj ane – martirë të Revolucionit – për ngadhënjimin e tij, sot më 16 nëntor… thuajse u përtërinë. U ringjallën. Përmendorja e tyre në sheshin “Marshali Tito” u tha ditën e inaugurimit të kësaj përmendoreje. Këtë përmendore e kishte skalitur skulptori nga Beogradi, Ante Gërzhentiq. Në këtë përmendore u hodhën kurora lulesh, ndërsa pamja e saj llogaritej se e “stolisi qytetin”.

Prej këtij tubimi i ishte dërguar letër përshëndetëse sekretarit të përgjithshëm të LKJ dhe kryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, J. B. Titos. Ndërkohë pas përfundimit të inaugurimit të saj ishin organizuar programe të shumta kulturore, artistike dhe sportive”.

Si e tillë, kjo përmendore nuk përfaqëson të vërtetën historike të popullit shqiptar në Gjilan e rrethinë, sepse 16 nëntori i vitit 1944 në Gjilan, për shqiptarët nuk konsiderohet si ditë çlirimi, por si ditë ripushtimi, e përcjellur me vrasje e masakra ndaj popullit shqiptar.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan

Etiketa:Gjilan kryesore Luftëtari i plagosur
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Ka ndërruar jetë zyrtari komunal, Bilall Dauti

2 Korrik, 2022

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com