Kuvendi Komunal i Gjilanit, me seancën e sotme, e ka përmbyllur mandatin e rregullt të periudhës 4-vjeçare. Kuvendin, në dy mandate rresht e ka udhëhequr me sukses Shpresa Kurteshi-Emini, përfaqësuese e LDK-së.
Me rastin e përmbylljes së mandatit, Shpresa Kurteshi-Emini, në cilësinë e kryesues, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit, për kontributin që kanë dhënë për të mirën e qytetarëve të komunës së Gjilanit.
‘Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të kësaj përbërje, pa dallim grupimi politik, që kanë qenë të angazhuar gjatë këtyre katër viteve për të mirën e qytetit tonë.
Sigurisht që në këtë periudhë kohore, të gjithë ju keni kontribuar shumë me vendimet tuaja në lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Falënderim të veçantë edhe kryetarit Lutfi Haziri, i cili ka treguar përkushtim jashtëzakonisht të madh, bashkë me drejtorët komunalë në jetësimin e vendimeve të Kuvendit Komunal, duke treguar një shembull se si duhet të funksionojnë organet komunale’, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini. /2LONLINE.com/