Kohët e fundit televizionet gjithnjë e më shumë po shëndrrohen në gazeta online dhe gazetat online gjithnjë më shumë po i ngjanë mediumeve televizive të pasuruara me video dhe audio-postime. Çfarë po bëhet me sektorin medial në Kosovë, a ka përqëndrime në tregun medial në Kosovë, i cili është padyshim i rrezikshëm për demokracinë dhe opinionin publik? A kemi ligje nga ky sektor medial për tu ballafaquar me probleme të tilla? A ka një përgjigje të shtetit për këtë çështje, ose a po ndahet torta në mënyrë të barabartë? Kjo gjendje nuk është hiq më e mirë as në Shqipëri, por për këtë njëherë tjetër.
Shkruan: Zejnullah Jakupi
RTK- ja si gazetë online
Pa dashur ta egzagjerojë, tek vizitova uebfaqen e RTK-së, vrejta kalimthi se mediumi publik është shëndrruar gati-gati në portal, gazetë ose revistë online. Se RTK-ja si Radiotelevizion publik e ka ndaluar të shëndrrohet në gazete online e tregojnë shumë shembuj të ngjashëm në Gjermani, ku kohët e fundit janë paraqitur të njëjtat probleme. Mbase në Gjermani, shpresohet se çështja do të zgjidhet shpejt, në rastin e Kosovës, ajo është më komplese se sa duket në shikim të parë.
Në dy rastet, ka një përgjigje të qartë mbi këtë problematikë: RTK ashtu si ARD, RBB, ZDF është medium radioteleviziv dhe nuk guxon të ofrojë më shumë se 30% tekst në përmbajtjet e tij. Sepse, misioni i mediumit publik është video dhe jo të shërbejë si një medium shtypi, si gazetë, qoftë online apo në formën e shtypur.
Disa shembuj të poshtpërmenduar e vërtetojnë këtë fakt për rastin e RTK-së. Si shembull mund të merret shkrimi lidhur me raportimin e përvjetorit të sulmeve të NATO-së mbi caqet e ushtrisë Jugoslave gjegjësisht serbe. Ky raportim ishte ndërtuar nga rrëfimet e të mbijetuarëve, i botuar në RTK me 24.03.2018. Raportimi nuk ishte shoqëruar me video ose të themi, të ishte emision televiziv ku në kuadrin e të cilit do të ishte transkriptuar teksti. Ky raportim, në formë reportazhi ishte huazim komplet nga gazeta BIRN. Teksti i raportit kishte 1470 fjalë. Ky raportim mund të quhet një thyrje e rregullave ligjore, pa dashur të minimizohet qëllimi i botimit, në këtë përvjetor, sepse i përkushtohet sulmeve të NATO-së mbi Serbinë. Raporti gjithashtu kishte qëllimin të informojë edhe me tekst. Por kishte shumë tekst. Me këtë RTK dëmton gazezat sepse në një formë dëshiron të nxjerrë përfitim komercial, të fitojë sa më shumë shikues dhe në të njëjten kohë edhe lexues. Në këtë rast RTK i jep vetes detyrë të shërbejë si një gazetë online dhe kështu devijon nga funksioni. Tek uebfaqja e RTK-së duhet të dominojë përmbajta e videove dhe jo e tekstit të shkruar. Po ashtu, ka raste të shumta, kur RTK sjellë komunikata të liderëve politik, statuse nga FB dhe i poston në faqen e vet si tekst pa i shoqëruar me video, shih: Krasniqi: Deputetët që votojnë asociacionin, tradhtojnë vendin“ më 24.03.2018.
Shembulli i ngjashëm praktikohet edhe në shkrimin e radhës me titull: „Edhe në Sekenderaj konfiskohet mishi i prishur (RTK 24.03.2018). Teksti i postuar nuk shoqërohet me video por vetëm jepet si një tekst gazete. RTK shkon tutje me abuzim duke krijuar edhe rubrikën e opinioneve, sikur të ishte një gazetë ose revistë online, e cila ka rubrikën e opinioneve, siç është opinionet e Januzs Bugajskit. Opinionet e tilla bëhen jo shumë të gjata, mesatarisht, siç bëhen në praktikë opinionet dhe editoriali në gazetat ditore. Opinionet e ekspertëve, qoftë edhe të atyre ndërkombëtar, nuk e kanë vendin në faqet e mediumit publik, sepse kjo praktikë e shëndërron mediumin radioteleviziv në revistë ose gazetë, shih linkun: online: http://www.rtklive.com/sq/news-category.php?CatID=5 ku mungojnë videot, është absurde.
Faktori numër një i cili ka ndikuar që situata e tillë ka devijuar deri në këtë masë ka të bëjë edhe me mungesën e rregullimit të kësaj fushe. Ligjislacioni i Republikës së Kosovës, sidomos ai në fushën e medieve, nuk një një ligji i cili do t´i kufizonte këto fenomene, një ligj i cili do ndalonte shëndërrimin e mediumit publin në gazetë ditore online. Një sanksionim i tillë parandalon pasëgjithash koncentrimin e pushtetit mediatik të televizionit tek një mediumi i caktuar. Ai do t´i mbronte edhe gazetat ditore online ose të shtypura nga konkurrenca në treg, pra nga mediet audiovizive.
Si është gjendja tek dy mediumet tjera me licencë kombëtare RTV21 dhe KTV?
Së paku për RTV21 mund të thuhet, me sa shihet në uebfaqe, mediumi me licenë kombëtare qëndron më mirë në këtë aspekt. RTV21 jep tekste gjithnjë të transkriptuar dhe lexuesi e kupton lehtë se teksti është marrë nga emisioni televiziv, edhe pse nuk jepet në fund të tekstit video, që do të duhet të praktikohej. Edhe këtu përmbajtja jepet si tekst dhe jo si video. Edhe për RTV21 është e qartë se qëllimi parësor është të përfitojë lexuesë dhe kështu dëmton konkurrencën në treg, sepse i therret lexuesit për lexim dhe jo në funksionionin e tij primar, të shikimit të emisionit si video. Përparësia tek RTV21 është se tekstet në uebfaqe shoqërohen edhe me video. Nëse në anën e majtë postohet një tekst, për një temë të caktuar, në faqen e djathtë shoqërohet edhe video.
Me një shembull nga RTV21 mund të ilustrohet se RTV21 i jep temat shumë korrekt, të shoqëruara me video, siç e kërkon rregulli i televionit, shih temën me titull „Ekspozohen 22 fotografi bardh e zi. Në Prishtinë, u hap ekspozita “Përtej” e fotografit Fahredin Spahija. Artisti prezantoj 22 fotografi bardh e zi, ku paraqet barrierat mes subjektit dhe artistit, të cilat në këtë rast janë barriera teknike dhe artistike./21Media. Pak me poshtë jepet video nga kjo ngjare kulturore, shih më shumë: http://rtv21.tv/ekspozita-pertej-sipas-fotografit-fahredin-spahija/
Por ta themi se edhe RTV21 poston tekste madje edhe poezi nga Naim Frashëri, pa i shoqëruar me video. Si në rastin në vijim, tema është „Varfëria“. Në këtë postim nuk ka video por vetëm tekst (poezi) kushtuar varfërisë. Me ketë rast jepet një biografi për poetin tonë të Rilindjes Naim Frashëri dhe më poshtë postohet poezia. Ky postim është tipik për një revistë kulturore apo revistë për fëmijë dhe nuk i shkon për shtati mediumit audioviziv.
Gjendja pak më e mirë ose pa defekte fare na paraqitet tek Kohavision (KTV), shih uebfaqen e Kohavisionit https://www.kohavision.tv/. Ky televizion me licencë kombëtare i natyrës komercial, ashtu si RTV21, i përmbahet në menyrë korrekte konkurrencës së lirë mediale në treg. Në KTV nuk ka faqe të internetit ku postohen vetëm tekste si në RTK apo gjysmë të kombinuara si në RTV21.
Si është gjendja në mediumet gjermane?
Shtypshkronjat gjermane janë ankuar se radiotelevizionet publike ARD po emitojnë shumë tekst dhe po i thejnë rregullat në treg. Thuhet se “Norddeutsche Rundfunk” (NDR) me ofertën e tij dixhitale në kopshtin e botuesve të shtypit po “rrënon” mbijetesën e gazetave- atë që e ndalon Traktati i Transmetimit. Botuesit e gazetatve ankohen se torta po ndahet padrejtësisht.
“Nga ti marrim burimet, nëse transmetuesit e financuar nga taksat futen në domenin e shtypit?”, shpreht avokati i botuesit Axel Rinkler. Me këtë rast thuhet se medium publik gjerman ARD nuk “guxon” të ketë “ngjashmëri me shtypin”. Teksti në uebfaqen e TV-së nuk duhet të jetë në plan të parë. Kjo bëri që Westdeutsche Rundfunk (WDR) të kufizojë ofertën e tij të tekstit.
Për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë me botuesit, regjisori i WDR-së Tom Buhrow tani ka imponuar transmetuesin e tij për të rindërtuar ofertën në mënyrë të tillë që të mos ketë më shumë ankesë për shtëpitë e gazetave në të ardhmen. Gazetari i mediave Stefan Niggemeier e quan këtë procedurë “mbrojtja e madhe online e WDR-it”. Në këtë rast mediumet gjermane duhet të marrin parasysh interesat komerciale të botuesve të gazetave”. Është kërkuar gjithashtu që televizioni dhe radio t´i ofrojnë produktet në një larishmëri multimediale, të kombinuara video dhe audio, me më pak tekst dhe kurrësesi vetëm tekst.
Përqëndrimi mediatik vetëm në disa pronarë
Në sektorin e medias në Kosovë janë paraqitur shumë çështje problemore edhe sa i përket përqëndrimit mediatik dhe jo vetem në Kosovë. Nga ky përqëndrim i një media ose disa sosh në duar të një botuesi ose ndërmarrësi paraqet, jo vetëm përqendrim ekonomik (pra rritje e fuqisë ekonomike nga pjesëmarrësit në tregjet përkatëse), por egziston edhe rreziku i përqëndrimit gazetaresk, pra kur një pjesë e madhe e opinioneve të caktuara përkrah politikat e këtyre “oligarkëve” në tregun e përgjithshëm të opinionit, p.sh. varësia nga agjenci të lajmeve ose bashkëpunimi redaktues në sektorë të ndryshëm të medias.
Legjislacioni i Republikës së Kosovës, falë shumë mangësive ligjore, ka mundësuar të mbretërojë një situatë e tillë kaotike në tregun medial. Shteti nuk ka arritur, edhe pse do të duhej të intervenojë, për të krijuar një lloj kuadri rregullator, i cili duhet të parandalojë njëanshmërinë e medias, të garantojë diversitetin e opinionit etj. Monopolizimi mediatik në radh të parë dëshmohet përmes numërit të lexuesëve/shikuesëve dhe fuqisë ekonimike apo politike që ushtron një ndërmarrje e caktuar.
Termi “përqëndrimi (monoplizim) i medias” i referohet procesit dhe, si rrjedhojë,shkallës në të cilën ndërmarrjet e mediave zënë një pozitë dominuese në treg. Përqëndrimi i medias është një tregues i intensitetit të konkurrencës në treg. Shkencëtari gjerman Manfred Knoche (1996) dallon katër faza të ndryshme të përqëndrimit, të cilat karakterizohen nga një shkallë rritëse e vazhdueshme e përqëndrimit të tregut dhe të kapitalit e këto janë; 1.) përqëndrimi horozontal, 2.) vertakal, 3.) medial-diagonal dhe 4.) konglomerat. 1.) Përqendrimi horizontal i referohet bashkimit të kompanive në të njëjtin nivel prodhimi (për shembull, kur një botues bashkëpunon me një botues tjetër). 2.) Tek përqendrimi vertikal vije në shprehje mënyra e kombinuar e bashkëpunimit (për shembull, një transmetues blen një operator kabllor, ose një gazetë blenë një shtypshkronjë). 3.) Koncentrimi multimedial-diagonal nënkupton, bashkim të disa ndërmarrjeve të medias dhe 4.) ai konglomerat i cili paraqet një kombinim konglomerat (për shembull, bashkimi i kompanive të medias nga tregje të ndryshme ´kompanitë multimediale´), gjegjësisht nënkupton bashkimin e kompanive të medias me bizneset jashtë sektorit të medias.
A kemi përqëndrim medial në Kosovë?
Se sa dhe si janë bashkuar këto përqëndrime në tregun medial në Kosovë nuk ka një hulumtim shekencor, por as intervenim nga shteti që të saktësojë se si janë të lidhura këto biznese mediale? Sa e dëmton përqëndrimi medial një depërtim të një konkurenti më me pak ndikim? A rrezikohet tregu medial kur një ndërmarrje ka edhe gazetë edhe shtypshkronjë madje edhe radio dhe TV? Pse nuk reduktohet ky ndikim medial? Për shembull; të këtë kaq dhe kaq përqindje në biznes për një TV, kaq dhe kaq përqindje për gazetë dhe kaq e kaq për radio. Ose të pamundësohet zotrimi i një apo më shumë se dy mediumeve. Pra, po themi kushtimisht; nëse i lejohet një TV-së të ketë dhe një gazetë, mos t´i lejohet edhe radio dhe anasjelltas. Ky përkufizim ose qëllimi i tij duhet të ishte, të mundësohet depërtimi i ndërmarrjeve të vogla mediale në treg. Me “parcelimin” e ndikimit të “mogulëve”, do mundësohet edhe një konkurrencë e barazpeshuar në treg dhe kjo padyshim i bënë mirë opinionit publik, i bënë mirë gjithashtu demokracisë dhe konkurentëve më të dobët dhe e mundëson që torta të ndahet në mënyrë të barazpeshuar. Gjithashtu duhet shqyrtuar edhe tendencat e gazetave, siç po dëshmojnë gjithnjë e më shumë trendet e fundit. Gazetat online sot po e zhbëjnë dalëngadalë kufirin e gazetarisë së shtypit drejt asaj audiovizive. Ky zhvillim doemos po e zvogëlon ndikimin e medieve audiovizive në tregun medial, pra parasegjithash ate të televizioneve.
Autori është magjister i shkencave të komunikimit masiv mbrojtur në Freie Universität Berlin