(2L ONLINE) – Pasditen e së martës qyteti i Gjilanit është përfshirë nga një shi i madh dhe për disa minuta, shiu, apo më mirë të themi mungesa e kanalizimeve për ujëra atmosferikë, ka bërë të ketë vështirësi në komunikacion me ç’rast shumë vetura ngecën në trafik.
Lëvizja ju vështirësua edhe kalimtarëve, ata nuk kishin mundësi që rrugën të kalonin nga një anë në anën tjetër në vendkalimet e dedikuara për këmbësorë, kjo ndodhte pasi që rrugët kryesore ishin të mbuluara nga uji.
Ndërkohë, hiq më mirë nga ky shi, i cili ra për disa minuta pandërprerë,nuk ishin edhe rrugët tjera në dalje dhe në lagjet e ndryshme të komunës së Gjilanit.
/Edona JERLIU/2L ONLINE/