Nga: Nexhat Rexha
KUR PULSIMET NGARENDIN KAH TI
( Izet Kallaba: FRYMË ATDHE – DASHURIE, editori Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2024)
Vëllimi poetik” Frymë Atdhe-dashurie” i Izet Kallabës ,në vete ka të koordinuara idenë dhe konfiguarcionin e parashtrimit poetik si realitet i përjetimeve të gjata në vargënimet e shtegtimeve të tija.
Poezia brenda këtij vëllimi determinon në depërtime të artikuluara ,si kërkimtare dhe si shpërnadrëse e trajtueshmërisë në konceptim të radhitjes së ambientaur artistike. Pozia dhe medimitimet specifikojnë në unin dhe botën e brendshme poetike të Izetit. AI në këto shtrirje ka hapëruar kujdesshëm, për t`i dhënë poezisë fuqinë e fjalës, e cila rrezaton melodinë e brendshme shpirtërore të tij. Meqë është vëillimi i parë poetik i izet Kallabës, poezia ka të hapura mundësiët e paraqitjes së së arritshme të pamjeve si fotografi të pranushme, ato të ofrojnë ngjyrimat e kërkuara në pamjet e përgjithshme. Vëllimi ” Frymë Atdhe-dashurie”, të krijon rrethanën e përjetimit gjatë leximit spese,autori në korrespondimet, e tija është racional dhe si këtilla elementet lirike unifikojnë mendimin artistik brenda poezisë.
Fryma e poetike e krijuar në melodinë e jetës te Izet Kallaba ka brumosur sintezat e kërkuara edhe në ndërtimet e imazheve për të konkretizuar në idejshmëri të konfiguracionit e mendimit të ngjeshur. Poezia në shpalimet e saja të dikton dhe të mundëson kërkimin e peizazhit në brendi të medimitit dhe ndërtimit të sofistikuar në fjalë e në renditjen e e tyre.
Fjala si parashtrim dhe fjala si tingëllimë specifikojnë në idetë e dhëna brenda tërësisë së fokusuar, në kontekstin e meditimit dhe në kontekstin kohor. Kështu,poezia e vëllimit ” Frymë Atdhe-dashurie” të mundëson depërtimin real e kohor në shprishjen e faktorizimit për vetë qenien njerëzore.
Të gjitha këto skena që i prodhon përditshmëria jetësore, lexuesi arrinë të thithë këtë frymëmarrje atdhedashuri, e cila jë jep kombinacione në kontekstin e kërkuar brenda fjalës së dhënë dhe përmes fjalës figurative.
Tematika brenda rrafshit artistik ka ide ,të cilat autori i ka ndërtuar përmes shenjava identifikuese, ato krijojnë asociacionin e baraspeshuar në konvencializmin e mesazhit, si të këtilla poezitë krijojnë identitetin e tyre të brendshëm.
Pulsimet në poezinë e Izetit kanë shtrirje të mallit, ato zjarrmuan në këto pulësime , sidomos kur njeriu jeton larg atdheut.Pjesa më e madhe e poezive të këtij vëllimi janë shkruar në kohën kur Ai ishte në SHBA .Po çfarë bëri e bën Izeti?, kur bashkëjeton fizikisht në vendlindjen e tij. Ai në vendlindje punoi dhe i dha nektarin e zemres, kohës nëpër të cilën kaloi, ai dha shumë nga shiprti i tij. Ai punoi me kreativitet të kohës së tij, i dha ngrohtësinë e sakrificën prej atdhetari. Këto shkallë të ecjeve të tija janë shkrirë, atëherë kur atij i mungaun hapat e ditëve të rënda dhe i mungoi frymëmarrja e vegjëlisë. Mirëpo, në memorien e tij këto gjallime janë shkrirë në melodinë e zemrës dhe tani më ato ngarendin në dimension tjetër
Të gjitha këto ndjenja asocojnë në trokitjet shpirtërore të tija, ato janë ruajtur në shtratin e pagjumësisë,në idealin për liri. Vendlindja e kultura e tij prej intelektuali, gjithnjë kanë bashkudhëtuar në çdo skutë të ecejeve të tija. Këto pikëtakime kanë edhe ballafaqimin me situatat kontradiktore të rrjedhës së jetës së njeriut të tij në atdheun e robëruar, po tani këto drojtje e këto dëshira për të mundur robërinë , vijnë rrjedhshëm me maturi e mesazhin e qartësuar në gjithë kapitujt e librit.
Vëllimi poetik ” Frymë Atdhe-dashurie” ,hapet me poezinë “Në prag të luftës”,në këtë poezi tesatment i dikurshmes me të tashmem ka racionalizim të fjalës dhe ajo të dikton në dashurinë e pashtershme të botës së tij. Kuptohet, vargjet tjetërsojnë kuptimësinë nga njëjës në shumës, sepse atdheu i tij kërkon unifikim për një emër. Mirëpo, jeta kërkom shumësinë e shtrirjes së saj nëpër vullnete e sakrifica për të ruajtur ndjesinë e dashurinë për atdheun, këtë ndjesi Izeti e artikulon në shumë poezi të këtij libri, të cilat i japin tërësisë poetike si trashëgimi e rujatur nëpër brezni.
Në pjesën e parë të librit zënë vend poezitë nga aktualiteti i luftës së fundit për liri. Protagonistët e kësaj lufte janë të shumtë,ai ka dalluar disa ,si.: Faruza Kallaba me vargjetꓽ
“Fluturo Shqiponjë qiellit mbi korba të natë
fëmijëve të Kosovës sillu gëzimin e paqës”
fq. 10.
Apo njohjen konkrete e ndërkombtarizues të Kosovës në këtë luftë për liri , si në vargjet e poezisë “Roje të kësaj lirie”, ku autori thekson rolin e faktorizimit të kësaj lufte për liri,si në vargjet:
Në luftë ishim të ndrojtur
derisa NATO bëri mrekulli
për këta fëmijë
sot roje të kësaj lirie
fq.15.
Fuqizimi artistik krijon e ruan ndërlidhjet për dashurinë e pashtershme për tokën e të parëve tanë ,si në poezinë “Meditimeve të një çapkëni dardanë”, ku përmes bashkëbisedimit vargjet krijojnë lidhjet e gjata të historisë për lutftërat dhe sakrificat për liri ,si në vargjetꓽ
Kureshtja m`dërgon n`beteja të Teutës
tek kreshnikët e vjetër me plagë t`Oso Kukës
Vraninës anës Malit drejt kullave t`përgjakura
të Hamzë e Adem Jasharit
fq.47.
Nga këto ngjarje sa heroike ,po aq edhe të dhembshme, janë refleksione që i stolisin vargjet me ngjyra e imazhe ekzotike të botës progresive, sepse vetë bota njerëzore ka lidhur mementet dhe çastet më të rëndësishme për të kthyer buzëqeshjen në shtëpitë e të parëve. Atë ditë kur ndodhi edhe kthimi biblik i popullatës shqiptare në Kosovë.
Tabllo që kthejnë vargun në melodin e trokitjeve
Një pjesë e konsiderueshme e poezive kanë për motiv dashurinë,apo këngën e vjetër. Janë këto melodi qe mbijetojnë në të gjitha kohërat e te të gjitha kulturat e përbotshme. Izet Kallaba veprës i jep edhe referncat e drejtperdrejata ,duke eleminuar intencat e subjektivitetit, duke zgjedhur konkreten si amshim për të konkretizuar veçoritë origjinale të poezisë dhe ktlithjeve të gjata për të bashkëvepruar jeta me dashurinë.
Ai ndjen nostalgji për vendlidjen dhe ditët që të rikthejnë aty ku jeta ,ruan fluturimin e lirë në qiellin e vendlindjes , si në poezinë” Para teje stepem”, kurse vargjet lidhin fatet me kryeheronjtë e botës mitke.,ai shprehet në vargjeꓽ
Më mirë të isha Odise i zbathur
mbi gurë stralli t`hapëroja nëpër Itakë
të takoja shpresën me besë Penelope
nga malli nga zjarri të çmallemi
O qave o qeshe hallin kush s`ta di
zemërimi Im
Fq.62.
Përmes poezisë së fundit të titulluar” Në jetën time:” ,Izeti ka shkrirë idenë në mendimin identifikues për jetën dhe veçoritë njerëzore, të cilat janë domethënëse në shpalosje, ekuilibrinin e veprimtarisë kulturore e kombëtare. Qartësia vjen si motivim për të ruajtur e avansuar botën shpirtërore të shoqërisë. Ai të jep mesazhin e njeriut humanist dhe vizionar, në trasmetim të testamentit universal.
Vëllimi poetik” Frymë Atdhe-dashurie” i Izet Kallabës ne tërësi ka të poetizuara figurat të ndërlidhura mes koheve dhe ngjarjeve , ato vijnë si meditime të transparencës dhe impulseve të marra nga mitologjia, sentencat dhe aktualitetet e ditëve tona. Poezia e tij frymon me përditshmërinë dhe mund të themi se është poezi meditative e cila përfaqëson verdiktin e kohëve e të njeriut të tij.
Tematika e larmishme përfaqëson në brumosjen e cilësisë, kurse spontaniteti shpalosë shqetësimet në dhënien e referencave sa më të avansuara, brenda kontekstit të zgjedhur artistik. /2LONLINE/