Me një sërë aktivitetesh, ShFMU “Thimi Mitko” shënoi ditën e shkollës.
Më 24 maj 1820 u lind një nga rilindasit e shquar kombëtarë Thimi Mitko, emrin e të cilit e mbanë me nderë një nga shkollat më të mëdha dhe më të suksesshme në qytetin e Gjilanit. Shkollë, nga e cila kanë dalë emra të njohur intelektualësh të fushave të ndryshme.
Andaj, edhe sot më ndryshe se herëve tjera u shënua kjo ditë. Ku, që nga dita e djeshme kishin filluar aktivitete të ndryshme siç janë: Ekspozita me nxënës- realizuar me mësimdhënësen e artit Jyksel Gjinolli Sylejmani. Ndërsa, sot që në mëngjes qyteti gumëzhiu nga këngët orkestruese nga mësimdhënëset e muzikës Fitore Rexhepi dhe Shqipe Bucaliu të cilat realizuan në mënyrën më të mirë të mundur programin muzikorë me nxënës, për t’ia lënë më pastaj rendit lojës së volejbollit ku mësimdhënësit e shkollës të ndarë në dy grupe dhe të udhëhequr nga mësimdhënësja e edukatës fizike Makfire Brestovci zhvilluan një lojë e cila ishte sa emocionuese aq edhe atraktive.
Dhe në fund, por jo më pakë e rëndësishme, nxënësit anëtarë të Klubit të Mediave në shkollë nën udhëheqjen e Koordinatores Kosovare Rahimi realizuan revistën e shkollës BLETA nr. 26 me radhë, në të cilën janë përmbledhur të gjitha aktivitetet e zhvilluara në shkollë gjatë vitit shkollor 2021/2022.
Prandaj, drejtoria e shkollës në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, nderoi me mirënjohje:
Ekipën e Zhvillimore të Shkollës me anëtarë: Zyrije Shala, Përparim Poroshtica, Lumnije Sherifi, Mirlinda Bunjaku, Fatmire Maloku, Shkurte Gagica si dhe koordinatoren e cilësisë në mësim dhe udhëheqësen e EZhSh Kosovare Rahimi.
Për ekipën organizative të programit të Ditës së Shkollës , mësimdhënëseve: Shqipe Bucaliu, Fitore Rexhepi, Makfire Brestovci, Jyksel Gjinolli dhe Blerta Hyseni.
Gjithashtu edhe për nxënësit e dalluar në ” Klubin e mediave”: Lanika Isufi, Blerona Halili, Art Leka, Hera Gashi, Fjord Huruglica, Emda Rexhepi, Dijar Aliu, Ana Kamberi, Eltë Lenjani si dhe në “Klubin artistik”: Eljesë Jashari, Art Leka, Rona Hajdari, Mifeta Buhiqi dhe Erdë Mehmeti.
Kështu, duke uruar në rezultate sa më të mira për vitet në vijim, udhëheqësia e shkollës falënderon të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për kontribut, pa të cilët nuk do të kishim suksese asnjëherë.
URIME 24 MAJI- DITA E SHKOLLËS!
Zyrije SHALA