Dy vite më parë e ka mbjell si fidanë, tani druri mbretërorë është bërë rreth pesë metra i gjatë i kultivuar në arat e Preshevës. Rexhep Fejzullahu, është i pari që ka mbjell katër hektar të drurit të quajtur pauloënia, apo druri mbretërorë.
Ky dru është mjaftë i kërkuar në industrinë e makinave, anijeve, skive, mobilieve dhe elementeve dekorative, për shkak të karakteristikave të veçanta që ai i posedon.
Pauloënia rritet mjaftë shpejtë, ka dendësi të madhe dhe peshë të vogël, energjia e tij është shtatë herë me e madhe se e drurit të zakonshëm, nuk i duhet shumë kohë për tu zhvilluar dhe as toka nuk ka rëndësi për nga kualiteti i saj.
Liridon Fejzullahu nga fidanishta “Liridoni” në Preshevë është shprehur se kultivimi i palaoënisë kërkon angazhim dy vjeçar, më pas ky dru rritet me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.
Samush Agushi, kultivues thotë se në vitin e shtatë të jetëgjatësisë së tij një lisë i pauloënisë, mund të jap deri në tri metra kub drunj me një çmim të garantuar në berëz prej 150euro për metër kub.
Në Luginën e Preshevës, janë të paktë bujqit që aktualisht e punojnë tokën, mbjellja e këtij druri do të ishte alternativa më e mirë në krahasim me lënien djerrina të tokës, vlerësojnë kultivuesit e drurit mbretërorë.