DYLON

Imrane Shahiqi në krye të Forumit të Gruas të AKR-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Kuvendi i Forumit të Gruas i IV me radhë i AKR-së, Dega në Gjilan, ishte vërtetë madhështor me pjesëmarrje të gjerë të nënave, motrave, vajzave te reja të të gjitha profileve. Gjlanaset dëshmuan me pjesëmarrjen e tyre të madhe (më shumë se 180 pjesëmarrëse në Kuvend), se janë mbështetje e fuqishme e AKR-së, pjesë e rëndësishme dhe me rol të veçantë në fuqizimin e partisë dhe politikave të saja”, vlerësojnë drejtuesit e këtij subjekti politik.

Kuvendin e përshëndetën Koordinatori i Degës me një fjalë rasti Ismet Hajdini, Vesel Makolli Koordinator i AKR-së në nivel qendror për Degët, Islam Pacolli Drejtor në Mabatex dhe Koordinatorja e AKR në nivel qendror për Forumet e Gruas Mirlinda Gashi.

EkoHigjiena

Delegatë me aklamacion votuan për Kryetare të Forumit të Gruas, Imrane Shahiqi, Drejtoreshë në Radiostacionin lokal Viktoria, një grua me vlera, punëtore dhe e suksesshme në udhëheqje dhe në menaxhim e dëshmuar në shumë aspekte.

Kryetarja Imrane Shahiqi në një fjalë rasti përshëndeti delegatët dhe i falënderoi për besimin e dhënë që ajo të jetë udhëheqëse e Forumit të Gruas të AKR-së në Gjilan, dhe premtoi se do të jetë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjitha gratë që do ta kenë gjithë hapësirën e duhur për të vepruar që idetë, mendimet e tyre të dëgjohen dhe të përkrahen çdo herë dhe që gjithë së bashku të bashkuara ta rrisin dhe ta fuqizojnë edhe më tutje rolin e Gruas në vendimmarrje e që zëri i tyre të dëgjohet, respektohet më tepër.

Po ashtu delegatët zgjedhën dhe votuan Nënkryetaret, Sekretaren, Kryesin e re që do të udhëheq për një mandat me Forumin e Gruas të AKR-së.

1. Imrane Shahiqi Kryetare
2. Vjollca Gagica Matoshi Nënkryetare
3. Shpresa Avdiu Mehmeti Nënkryetare
4. Kadrije Shehu Sekretare
5. Klodona Krasniqi Anëtare e Kryesisë
6. Merita Hyseni
7. Flutura Sylejmani
8. Elizabeta Abazi
9. Nazlie Behluli
10. Shqipe Masurica
11.Drita Ramadani
12.Labinota Ramadani
13.Lumturije Bajraliu
14.Arta Halimi
15.Drita Gjinolli





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.