Trajneri Driton Kuka e ka lavdëruar garuesen e tij, Distria Krasniqi, e cila e fitoi sot medaljen e artë në “World Judo Masters”, i cili po mbahet në Kinë
Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë pasi dominoi në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.
Dhe, Distrinë përmes rrjeteve sociale e ka lavdëruar trajneri i saj Driton Kuka, i cili mburret me një garuese si ajo.
“Pak vëmendje ju lutem. Kosova gjithandej në Kinë. Urime e arta Distria! Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm. Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty! Treneri në veçanti”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.
Krasniqi u stolis me medalje të artë pas katër fitoresh radhazi dhe i solli medaljen e pare Kosoves nga kjo gare.