Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar pesë të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Zëdhënësi Hashani thotë se rasti i grabitjes kishte ndodhur në një shitore në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan. Gjatë këtij rasti dyshohet se tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kishin arritur që të “grabisin”, nga kasa e shitores një shumë të konsiderueshme të hollash që gjendeshin aty.

“Policia e Kosovës , Njësitet e Hetimeve Rajonale, Krimet e Rënda -Gjilan, kanë bërë një pune mirë të organizuar operative hetimore, dhe sigurimin e informatave që kanë grumbulluar në terren për zbardhjen e rasti “Grabitje”. Po ashtu kanë zbatuar një urdhëresë me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit-Departamenti i Krimeve të Rënda. Gjatë bastisjes, së shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit të grabitjes”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, Policia e Kosovës lidhur me rastin ka intervistuar disa dëshmitarë dhe ka grumbulluar prova materiale që besohet se lidhen me rastin.

“Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar, që të gjithë të mitur, shqiptar shtetas të Kosovës, ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës për punë Sociale, ku janë gjet prova të qëndrueshme që besohet se të dyshuarit janë të involvuar në veprën penale “Grabitje”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-departamenti i Krimeve të Rënda në Gjilan tre nga pesë të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar.

KOMENTE