Pikërisht sot mbushen 20 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë respektivisht betejës në Drenicë në fshatrat Likoshan e Qirez në mes të UÇK-së dhe forcave serbe.
Ishte beteja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rruga po trasohej për një luftë të ashpër ndaj pushtuesit serb në Kosovë.
Lufta te lisat gjashtënjakë apo beteja si njihet tani ishte e përmasave të mëdha ku forcat serbe kishin pësuar humbje të mëdha.
Nga këto humbje ata ishin hakmarrë në gra, fëmijë, pleq e gjithë të tjerë, që ishin të pafuqishëm me u përballë me forcat serbe në kë to dy fshatra .
Kjo betejë do t’i prijë luftë së pareshtur të UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës.
Është në ndërgjegjen ndërkombëtare edhe sot që të ndriçohen masakrat në Likoshan dhe Qirez.