Nga: Rexhep Morina
Puna e jonë vazhdon me intensitet të vazhdueshëm në teren “Shtëpi në Shtëpi” e kujdes të veçantë jemi duke i kushtuar pleqve pa përkujdesje e me gjendje të rëndë ekonomike.
Të dashur qytetarë e ju njerëz të vullnetit të mirë, nuk mundem t’i përshkruaj emocionet e pleqve, brengat e tyre duke na rrëfyer për vuajtjet e tyre për gjendjen momentale ekonomike, për sëmundjet e tyre, mungesën e barnave, vështirsitë në furnizim me gjërat më elementare, ndërprerjen e rrymës, mungesën e mjeteve financiare, mungesën e druve për djegie, e shumë vështirsive tjera që s’mundem ti përshkruaj, sinqerisht jam shumë i prekur meqë shteti jonë e ka harruar këtë kategori, s’ka fare kujdes për ta. Ishalla Zoti ju ndihmon këtyre njerëzve e i mbron nga sëmundjet e ndryshme.
O njerëz të vullnetit të mirë, vini në vend të tyre prindërit e juaj ose gjyshrit e gjyshet tuaja, si do t’ju dukej!
Është e pa imagjinueshme, e besoj se 95% prej juve do të bëni të pamundurën për të siguruar një jetë të mirë e të rehatshme për prindërit apo gjyshërit e juaj.
Ne jemi në shërbimin tuaj që t’iu dalim në ndihmë kësaj kategorie të pleqve të vetmuar pa përkujdesje!
Prandaj mos hezitoni çdo donacion i juaj do të shkojë në vend të sigurt.
Ne jemi të gatshëm që çdo familje me pleq të vetmuar pa përkujdesje t’ua shpërndajmë nga një pako familjare, higjienë, barna, pampersa apo edhe gjëra që vetdeklaroheni në vlerë prej 50 €.
Ju mundeni të deklaroheni përmes telefonit ose rrjeteve sociale për sasinë që dëshironi të kontribuoni.
Rexhep Morina telefoni +38344238392
Haxhi Nimetulla Sulejmani me punë në Bazel të Zvicrës telefoni +41794876438
Së bashku jemi shumë më të fortë! /2LONLINE/