Një qytetari i kishte humbur kuleta derisa ishte në një qendër tregtare në Kamenicë. E tjetri që e kishte gjetur atë nuk e kishte marr mundin të veprojë që kuleta t’i kthehej pronarit, duke e dorëzuar atë në polici, por parat i kishte marrë dhe kuletën me dokumente e kishte hedhur.
Rasti kishte ndodhur në fund të qershorit dhe se ishte lajmëruar në polici, e policia fal edhe kamerave të qytetit kishte identifikuar, fillimisht veturën e dyshuar, e më pas edhe të dyshuarin dhe se, nga zhvillimet e mëtutjeshme, mësohet se sot i dyshuari e ka pranuar “fajin”, është lajmëruar në polici, ia ka kthyer parat pronarit, por jo edhe kuletën me dokumente, dhe se tani ai do të ballafaqohet me drejtësinë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije kur i kishte humbur kuleta ankuesi Ramadan Maliqi, kishte thënë se kuleta e xhepit i kishte rënë me të dalë nga vetura në parkingun e një marketi në Kamenicë, e nuk kuletë pos dokumenteve personale i kishte pasur edhe një shumë të hollash, rreth 350 Euro.
Me t’u marrë me rastin, Njësia e Hetimeve në Kamenicë ka filluar hetime rreth rastit në fjalë, ku fillimisht janë shikuar kamerat e qytetit dhe përmes tyre është identifikuar vetura e personit të dyshuar dhe me pas janë gjet edhe te dhënat mbi personi që e ka gjet kuletën. Përmes rrugëve operative është identifikuar i dyshuar, shtetas i Kosovës me banim në Kaçanik”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se, sot, personi I dyshuar është thirr dhe ka ardhur në stacionin policor në Kamenicë dhe ka pranuar se e kishte gjetur kuletën, paratë të cilat ishin në të I kishte marr, ndërsa kuletën me dokumente e kishte hedhur në rrugë në fshatin Koretin.
“i dyshuari i ka dorëzuar parat të cilat iu janë kthyer pronarit legjitim. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshimti ngritët kallzim penal për “shpërdorim i pasurisë së huaj, neni 318 KP”, e rasti ka kaluar në procedurë të rregullt në prokurorinë themelore. /2LONLINE.com/