Nga: Qemajl MUSTAFA
Miqtë e mi,
Atdhetarë e dashamirë të Republikës tonë e të demokracisë tonë,
Fushata zgjedhore de facto ka filluar që moti e zyrtarisht fillon pas pak ditësh.
Kujdes nga lajmet e rreme dhe nga profilet e rreme nëpër rrjetat sociale. Duhet ta bëjmë bashkë verifikimin e tyre sepse këto lajme e këta individë janë në shërbim të parapolitikave por pse jo edhe të politikave armiqësore ndaj vendit tone dhe qëllimi i tyre final është ç’orientimi i votuesve duke njollosur njerëz e duke u shërby atyre prej të cileve Kosova nuk ka pa hajr kurrë ose thënë ndryshe që Kosovës ia kanë bë ndonjëherë një të mirë e pesë ose më shumë t’kqija.
Është sugjerim i imi që të dëgjojmë, të shohim e të lexojmë me kujdes dhe vetëm nga burimet kredibile e te informuara mirë kur është fjala për mediat dhe ti injorojmë në tërësi portalet dhe profilet “fake” që tashmë kanë lindur si kërpudhat e shumta sezonale.
Edhe një sugjerim imi si qytetar e si votues i rëndomtë:
Ta përcjellim fushatën zgjedhore me kujdes dhe pa e fy askend dhe të dalim sa më shumë në zgjedhjet e 9 Shkurtit sepse sa më shumë që votojmë aq më i besueshëm dhe aq më legjitim bëhet rezultati.
Pse të dalim në zgjedhje përherë vetëm 40% deri 45% e jo deri te 2/3 e listës së votuesve e që i bie 65% deri 70%?!.
Veç një popull aktiv, punëtor dhe i disiplinuar e ndërton me besim, shpejte dhe qëndrueshëm te ardhmen e vet.
Ne shqiptaret (dhe të tjerët, që e duan Kosovën) këtë mund ta bëjmë po deshëm.
Le ta bëjmë…
Gëzuar!