Jemi dëshmitarë të gjithë së bashku për brohoritjet e Lëvizjes ‘’Vatra’’ për Kosovë Lindore, duke u thirrur në emër të Kosovës Lindore për të fituar mandat në kuvendin komunal të Gjilanit, e mbi gjitha duke e shfrytëzuar emrin KOSOVA LINDORE për qëllime politike, të cilat dolën të jenë më shumë personale se sa të përgjithshme.
Nga: Shaban Tahiri
Lëvizja Vatra ka pasur një kauzë të mirë të cilën e kemi mbështetur të gjithë. Nuk ka pasur njeri nga Lugina,edhe pse nuk ka qenë brenda Vatrës, e të mos i ketë pëlqyer kjo kauzë. Ka pasur shumë burra meritorë që kanë mund të jenë në krye të kësaj kauze, ta shtyjnë përpara dhe ti arrijnë të drejtat e luginave në Kosovë, nëse do të kishte hapësirë për punë dhe vullnetarizëm brenda Lëvizjes Vatra, nëse nuk do të shfrytëzohej për qëllime personale nga individë të caktuar.
Ne kemi dëgjuar se partitë tjera në Kosovë nuk janë sikur Vatra, nga njerëz të Vatrës, të cilët dje e sot janë privilegjuar në vende pune pikërisht nga kjo Lëvizje si rezultat i koalicioneve të saj, në vitin 2013 dhe politikat e koalicioneve tani në 2018-të.
Më erdhi shumë rëndë, e u ndjeva keq kur e pash tek 2LONLINE.com se Lëvizja Vatra është shkri brenda Nismës, dhe e ka humbur subjektivitetin e saj. A ka më keq se 750 vota të Luginasëve, të fituara në emër të kauzës të Kosovës Lindore, t’i jepen një subjekti i cili i mbron interesat e Malishevës, e jo të Kosovës Lindore.
Nuk dijm se cila do të jetë kauza e radhës nga Vatra nëse pas 3 vitesh mundohet prap të kthehet në skenë për zgjedhje lokale, të fitoj prap ndonjë pozitë dikush e të rehatohen në vende pune, por do ta ketë të vështirë madje besoj se hiç nuk do ta pranon askush në Gjilan, e askund si të vërtetë, dhe do të themi të gjithë se; nuk e kanë përnjëmend! Tani më Vatra nuk dallon nga asnjë parti tjetër, madje vota ndaj saj do të thotë votë ndaj cilësdo parti tjetër sepse mund ta shohim në koalicion ku as nuk kemi menduar.
Unë jap dorëheqje nga të gjitha pozitat që kam pasur në Lëvizjen Vatra, dhe dua të i bashkëngjitëm të dorëhequrve si i pakënaqur për gjendjen aktuale të Lëvizjes Vatra.
/Shaban Tahiri – Ish nënkryetar i Forumit Rinor në Lëvizjen Vatra/