Falë donatorëve, Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë edhe përgjatë këtyre tre muajve të këtij viti u ka dalë në ndihmë familjeve në nevojë duke u shpërndarë pako ushqimore e higjienike, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Rexhep Morina, sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, ka bërë me dije se edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 kanë qenë mjaftë aktiv në shpërndarjen e të mirave materiale, sidomos miellit, duke falënderuar donatorët e respektuar.
“Gjatë muajit janar kemi shpërndarë për 61 familje me 330 anëtarë, miell në sasi prej 1600Kg, 48 pako ushqimore e higjienike,320 kg rroba të përdorura,15 palë këpuca si dhe shtrojë, mbulojë e orendi. Gjatë muajit shkurt kemi shpërnda për 71 familje me 377 anëtarë, miell në sasi prej 1795 kg 120 kg rroba, 18 palë këpuca si dhe shtrojë- mbulojë e orendi. Gjatë muajit mars kemi shpërnda për 91 familje me 377 anëtarë, miell në sasi prej 2530kg, 320 kg rroba, 21 palë këpuca si dhe shtrojë e mbulojë e orendi”, ka bërë me dije morina, transmeton 2LONLINE.com.
Ai ka kërkuar nga donatorët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Kryqin e Kuq që kjo pastaj të ketë mundësi t’i ndihmojë familjet në nevojë.
“Tash edhe muaji i shenjt i Ramazanit dhe festa e Bajramit po afrohen dhe shpresojmë sa do të shtohet numri i donatorëve të ndryshëm nga vendi e diaspora sidomos në pako ushqimore dhe higjienike”, ka thënë Rexhep Morina, sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë. /2LONLINE.com/