DYLON

Viti: Numri i rasteve kriminale, i vjedhjeve, lëndimeve të lehta, por edhe i aksidenteve në trafik ka rënë

Viti: Numri i rasteve kriminale, i vjedhjeve, lëndimeve të lehta, por edhe i aksidenteve në trafik ka rënë
Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) vlerëson se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë është stabile, e qetë dhe nën kontroll. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se gjendja me pandemi akoma mbetet prioritet, por pa i harruar temat tjera.

 Sipas tij, sidomos, është shqetësues numri i madh i të hospitalizuarve. Ai kërkoi përgjegjshmëri të plotë nga të gjithë në luftën anti-Covid. Kryetari Haliti poashtu njoftoi se në kuadēr të muajit të pastrimit, në fillim të prillit, në mesin e shumë aktiviteteve ambientale, do të zhvillohet edhe aksioni i përbashkët me bashkësitë fetare dhe komunitetet për pastrimin e varrezave të të gjitha konfesioneve fetare, si pasqyrim i klimës së mirë të sigurisë dhe të jetesës së përbashkët.

EkoHigjiena

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili, tha se brenda dy mbledhjeve të KKSB-së, nuk ka pasur ndonjë rast që vlen të veçohet. Sipas tij, numri i rasteve kriminale, i vjedhjeve dhe lëndimeve të lehta, por edhe i aksidenteve në trafik, ka rënë. Kapiteni Halili tha se Policia po merret edhe me gjendjen me menaxhimin e gjendjes me pandemi dhe sipas tij ajo është nën kontroll, por duhet pasur kujdes. Me këtë konstatim u pajtua edhe nënkryetari Hasan Aliu. Ai tha se Vitia akoma është në zonën e verdhë, sa i përket pandemisë.

Kryesuesi i KKSB-së, Imri Emërllahu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar sa i përket pandemisë. Kurse, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, në Viti, Husamedin Hoxha, tha se BIK po mundohet të ruajë vlerat shëndetësore, duke respektuar masat në fuqi kundër pandemisë.

Në kuadër të mbledhjes së KKSB-së u mbajt edhe një bashkëbisedim dhe këmbim idesh e përvojash me përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, në lidhje me fuqizimin e Këshillave të Sigurisë në Bashkësi kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.